Grabitet një sasi lekësh dhe malli në një dyqan/Grabitësi thyen derën e dyqanit për të hyrë brenda

0

Një person dyshohet se ka grabitur një dyqan orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec, ku ka vjedhur një sasi lekësh dhe malli. Burimet theksojnë se ngjarja e mëngjesit të kësaj të mërkure në Pogradec ka ndodhur pranë lagjes 2 të qytetit.

Sipas informacioneve, thuhet se ende nuk është e qartë se sa ka qenë vlera e mallit apo sasia e parave që është grabitur këtë mëngjes në Pogradec.

Ndërkohë siç shihet edhe nga foto e siguruar, në vend ngjarje ka mbërritur forcat e policisë. Nga pamjet e siguruara shihet se grabitës ka thyer derën e dyqanit e cila ishte prej xhami nga ku ka hyrë brenda tij dhe ka vjedhur sasinë e parave dhe të mallit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu