Çelet dega e juridikut në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
Me urdhër të Ministres së Arsimit Besa Shahini, në Fakultetin Ekonomik të Elbasanit hapet dega juridik përkatësisht në programet e studimit “Shkenca Juridike në Biznes” dhe “Shkenca Juridike në Sektorin Publik” me 180 kredite bachelor dhe në programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Drejtësi” me 300 kredite me kohëzgjatje 5 vite akademike.
Në përfundim të këtij program studimi lëshohet diplomë e integruar e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Drejtësi” në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
Veprimtaria akademike për programet e integruara të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Drejtësi” fillon në viin akademik 2020-2021.
Gjithçka merr akoma më shumë vlerë pas përgjigjes që erdhi për rezultatet e akreditimit ku Universiteti i Elbasanit është vlerësuar shumë mirë në të gjitha drejtimet dhe ku pritet që të marrë maksimumin e viteve në akreditim (5-6).
I pyetur rreth kësaj arritjeje, rektori i Universitetit Prof. dr. Skender Topi u shpreh se “kjo nuk është meritë personale por e gjithë Universitetit të Elbasanit i cili gjatë viteve të fundit është kthyer në qendër e rëndësishme e Arsimit të Lartë në Shqipëri.