Preket me COVID-19 edhe roja i spitalit në Elbasan

0

Në 24 orët e fundit në Elbasan, është konfirmuar pozitiv me koronavirus një person. Bëhet fjalë për një një 53-vjeçar që punon si roje në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit.

Mësohet se ai është infektuar nga bashkëshortja e tij që punon si sanitare në spitalin e Elbasanit, aty ku eshte perqendruar vatra kryesore e infeksionit. Pas konfirmimit të dy prindërve, është vetë-izoluar një prej fëmijëve të tyre.

Lexo edhe: Bashkia Elbasan ul tarifat

Local tariffs for public transport removed / Municipal Council approves the decision

Djali i karantinuar punon si roje në Drejtorinë e Shfrytëzimit të Automjeteve në Elbasan. Ambientet e kësaj të fundit, për pasojë, janë dezinfektuar.

Sipas konfirmimit edhe te Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani, Elbasani ka 48 raste aktive me koronavirus.