Vrau burrin, rrëfehet 28-vjeçarja: Donte të më nxirrte në rrugë! Mbrojta nderin tim!

0

Një 28-vjeçare është ndaluar nga policia turke për vrasjen e burrit të saj. Ajo deklaroi se ai donte ta nxirrte prostitutë dhe e kishte kryer veprën e rëndë për të mbrojtur nderin e saj. E reja u shfaq para kamerave me një bluzë të bardhë të mbishkruar me një shprehje motivuese për të ardhmen.

Ajo tha në Gjykatë:

Nuk kisha rrugëzgjidhje tjetër. Nëse s’do vdiste ai do vdisja unë. Ai nuk do t’jua thoshte që kishte vendosur të më nxirrte prositutë. Nuk do jua shpjegonte planet për të më futur mua në krevatet e meshkujve të tjerë. Nuk do jua shpjegonte sa herë më ka rrahur pse patëllxhanët janë pjekur shumë, perdet janë bërë pak pis dhe pse kanë ngelur disa thërrime mbi tavolinë. Nuk do jua tregonte sa herë më ka bërë per spital. Kam një fotografi që kam dalur në bahçen e nje kafeje. Kam qeshur pak anash, mbase ju tregonte atë fotografi e do thoshte ka dalur si femrat e përdala…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu