Nipi i thyen kockat me levë xhaxhait për një telefon. Shihni pamjet e rënda të tij në spital. Emri

0

Ky është Kodhel Leka, 66 vjeçari që u rrah barbarisht me levë nga nipi i tij Edjon Leka i arrestuar tashmë nga policia e Pogradecit ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.

66 vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në kryeqytet me dy duar të thyera dhe plagë të shumta në fytyrë.

I gjithë sherri ka nisur për një telefon që autori i ngjarjes kishte marrë në shtëpinë e xhaxhait pa e pyetur.

Ata kanë debatuar para disa ditësh dhe mbrëmë nipi ka shkuar në vendin ku xhaxhai i tij punonte roje dhe e ka rrahur barbarisht me levë bashkë me një shok të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu