Mbrëmjen e kaluar, u nda nga jeta në moshën 52-vjeçare për shkak të Covid-19, këngëtarja e njohur e muzikës myzeqare Rainita Pupi.
Mes mesazheve prekëse është edhe ai i djalit të saj, Endrit, i cili e ka shumë të vështirë t’i thotë lamtumirë njeriut më të shtrenjtë, që virusi ia mori padrejtësisht.
Në rrjetet sociale, djali shprehet mes dhimbjes se asgjë nuk mund ta mbushë boshllëkun që i ka lënë në zemër ikja e të ëmës.
POSTIMI: Asgje nuk mund ta mbush kete boshllek ne zemren time,shpresoja shume qe do te takoja perseri por nuk munda.
Ti luftove deri ne fund me te gjitha forcat e tua sepse gjithmone ishe luftarake! Te dua shume Mami!!!Me fal zemer qe nuk te them dot Lamtumire!!