Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ditën e sotme.
Një ish-mesuese nga Gjirokastra Lida Dako, është gjetur e pajetë në banesën e saj.
Dyshohet se ish-mësuesja 72-vjeçare të ketë rreth një javë që ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 të Sarandës. Mësohet se ajo jetonte e vetme, pasi bashkeshorti i kishte ndërruar jetë disa vite më parë dhe nuk kishte fëmijë.