LAJM I FUNDIT/ Presidenti Meta dekreton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet 2021

0

 

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 25 prillin e vitit 2021 si datën e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Para disa ditësh, Meta zhvilloi takime në Presidencë me liderët e partive politike në vend për tu konsultuar për datën kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme.

PS kishte propozuar datën 9 maj si datë për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, por në takimin me Metën, Rama tha se ishte dakord për çdo datë zgjedhjesh, përveç 2 majit, pasi kremtohen Pashkët. Ndërsa opozita kishte propozuar datën 18 Prill për të zhvilluar zgjedhjet e 2021.

D E K R E T/ PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN – Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 8, 9, pikat 1 dhe 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë,

D e k r e t o j: Neni 1 – Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021. Neni 2 – Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekreti 11700; Tiranë, më 06.09.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS. ILIR META

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu