Personazh/ Mbushi 50-vjeç, miqtë i bëjnë surprizën më të bukur shefit të zjarrfikëseve në Gramsh

0

 

Ka mbushur 50-vjeç, dhe miqtë i kanë bërë një surprizën mjaft të këndshme Shefit të Repartit Zjarrfikës në Gramsh, Ilir Llapushi.

Ata kanë përgatitur një tortë që ka imituar një makinë zjarrfikëse simbol i punës së tyre të përditshme. Edhe dedikimi është po aq shprehës “Kjo makinë do adrenalinën e 18-vjeçarit dhe eksperiencën e 32-vjeçarit. Komandant edhe 100”!

Prej disa vitesh, Ilir Llapushi drejton me profesionalizëm dhe përkushtim një nga repartet zjarrfikës shembull në Shqipëri.

Ky repart u ka ardhur në ndihmë, jo vetëm banorëve të bashkisë Gramsh, por edhe fshatrave dhe qyteteve në bashkitë fqinjë.

Reparti i zjarrfikëseve në Gramsh shquhet për disa ndërhyrje mjaft të vështira në fikjen e zjarreve, në përmbytje, në aksidente etj. Shquhet për punën sensibilizuese që ka bërë në shkolla dhe komunitet për parandalimin e shpërthimit të zjarreve apo si të veprosh në raste fatkeqësish.

Reparti zjarrfikës në Gramsh spikati edhe në ndihmën pa kursim që dha në operacionin e shpëtimit pas tërmetit tragjik që goditi Durrësin e mbarë Shqipërinë.

Reparti shquhet edhe për shpirtin novator, duke mbajtur në efiçencë zjarrfikëset e madje duke “shpikur” edhe zjarrfikëse siç ishte rasti i mjetit kamion të ushtrisë.

Por mbi të gjitha në këtë repart ekziston fryma e grupit. Dhe të gjitha këto cilësi që përmendëm kanë një ideator, përgjegjësin e këtij reparti Ilir Llapushi.

Dhe surpriza që ata i përgatitën shefit të tyre ishte me vend dhe mjaft simbolike.

Pas kësaj Ilir Llapushi ka falënderuar gjithë shokët dhe miqtë: Ju faleminderit shumë të gjithëve miqtë e mi për kënaqësinë që më dhatë në këtë përvjetor . Ju përqafoj me shumë respekt e dashuri!

Edhe redaksia e websitit tonë i uron z. Ilir jetë të gjatë dhe vite të lumtura bashkë me familjen e tij!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu