Pas 5 orë negociatash, dorëzohet 31-vjeçari Elton Meta! Kërcënoi se do vriste veten me automatik në oborrin e shtëpisë së vjehrrit

0

Janë dashur 5 orë negociata dhe përpjekje nga ana e policisë me 31-vjeçarin Elton Meta, që ky i fundit të lëshonte automatikun që i kishte vënë vetës duke kërcënuar se do të vetëvritej. Në ndihmë të grupit negociator ishte bashkuar edhe motra e 31-vjecarit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 23:00 në fshatin Zhupan të Fierit, ku 31-vjeçari kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së vjehrrit duke kërcënuar se do të vriste veten me një automatik. Kjo ka terrorizuar familjarët duke vënë në rrezik jetën e tyre, por që fatmirësisht janë evakuuar nga policia. Gjatë negociatave 31-vjecari ka qëlluar me armë zjarri në ajër, një veprim ky që dyshohet të jetë marrë për të kërkuar largimin e efektivëve, por që pas disa orësh më në fund është bindur të dorëzohet.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka nisur pas një konflikti për motive ende të pazbardhura. 31-vjeçari Meta është i martuar prej vitesh me vajzën e shtëpisë ku kërcënoi se do të vriste veten dhe janë prindër të një fëmije. Është ende e paqartë se përse 31-vjecari shkoi në shtëpinë e vjehrrit, pasi duhet theksuar se ai dhe bashkëshortja nuk banojnë aty. I riu ishte vendosur në hyrjen kryesore të oborrit të vilës 3-katëshe ku jetonte vjehrri i tij, ndërsa banesa kishte dy hyrje.

Pas dorëzimit policia sekuestroi armën e zjarrit tip automatikë dhe një gëzhojë, ndërsa i riu u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore.

Prindërit : Eltoni donte të shihte vajzën, që ia mori nusja! Ajo fliste prej kohësh me dikë në telefon

Prinderit e Elton Metës, Bashkim Meta dhe Sabire Meta, gjatë një interviste për Report Tv hedhin dritë mbi arsyet që çuan djalin e tyre të bëjë një akt ekstrem duke kërcënuar të vetëvritet. Sipas prindërve të Eltonit ai kërkonte që të shihte vajzën ë tij të vogël të cilën ja kishte marrë bashkëshortja dhe kishte ikur te shtëpia e prindërve të saj. Ndërkohë prindërit e Eltonit hedhin dyshime edhe se bashkëshortja e djalit, nusja e tyre fliste me dikë në telefon, çka mund të jetë shkak edhe i gjestit ekstrem të Eltonit.

Sipas prindërve të 31-vjeçarit, shkak i ngjarjes së djeshme ka qenë xhelozia dhe kërkesa për ndarje nga ana e bashkëshortes. Sipas prindërve çifti kishte probleme prek kohësh. I ati Bashkim Meta tha se nusja e kërcënonte shpesh me thikë Eltonin si dhe iku mori mbrojtje nga policia në një kohë nuk ishte e kërcënuar dhe djali e trajtonte mirë.

“Ata herë ia kalonin mirë dhe herë keq, vajza 2- 3 herë i kishte treguar edhe thikën. Ajo ishte e vogël dhe ne e mbronin. Edhe pse fajin e kishte nusja, unë i flisja djalit që të ulej dhe rregullonte gjërat. Një ditë erdhi e mori vëllai dhe iku, kishte shkuar për të marrë urdhër mbrojtje në polici, ne nuk dinim gjë. vajza trajtohej mirë dhe djali nuk e prekte me dorë, unë mbrëmë e mora vesh që kishte urdhër mbrojtje. Ziheshin për punë xhelozia, nusja thjeshtë se djali kishte dashnore. Djali u fut në depresion donte vetëm të shinte vajzën, ajo nuk e linte. E pashë djalin që ishte në depresion, erdhi policia më tha hajde e qetësojmë se ka shkuar e shtëpia e nusen dhe ka qëlluar në ajër. Ai kërkonte vetëm vajzën e vogël ta shinte.”, tha i ati.

Bashkim Meta shtoi se djali nuk kishte armë dhe se atë e kishte blerë dhe për këtë i ati akuzon si kriminel atë që i ka shitur armën të birit, i cili në gjendje depresive kërcënonte se do të vriste veten.

” Ai kishte blerë një kallash, nuk e kishte në shtëpi e ka blerë. Për mua duhet të futet brenda ai që i dha armën jo djali im, ai është kriminel”, u shpreh i ati.

Ndërsa e ëma e Eltonit, Sabire Meta tha se nusja prek kohësh fliste në telefon me dikë, që mund të jetë bërë dhe shkak i sherrit mes tyre.

“Nusja kishte bërë shumë gjëra të këqija dhe ia thash. Ajo kishte kohë që fliste në telefon dhe nuk më tregonte. Veprimi i djalit nuk është i mirë, por ishte në depresion, nuk di çtë them”, tha e ëma.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu