Një person mbeti i plagosur në aksin Elbasan-Librazhd, teksa mjeti me të cilin po udhëtonte humbi kontrollin dhe doli nga rruga në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Librazhdit ku po merr mjekim.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet. Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën lëvizte mjeti dhe lagështira në rrugë.