Humb jetën në spital shqiptari që u qëllua në mes të plazhit në Itali

0

Ka ndërruar jetë në spital shqiptari, i cili u qëllua në mes të plazhit nga dy persona ende të paidentifikuar në Itali.

Mediat italiane raportojnë se Selvadi Shehaj ka ndërruar jetë në spitalin e San Camillo. Gjendja e tij shëndetësore u rëndua papritur. Policia është duke hetuar për ngjarjen.

Deri më tani pista kryesore është e shkuara e shqiptarit.
Ai ka qenë i dënuar më herët për traf*k të lëndëve narkotike.

Ende nuk ka asnjë informacion mbi autorët. Për herë të fundit ata u panë teksa u larguan me një skuter nga vendi i ngjarjes.

Për karabinierët, dinamika e ngjarjes, e përshkruar tashmë pjesërisht nga disa dëshmitarë okularë që kanë dhënë një përshkrim të “killerit”, është shumë e qartë. Kur ai u afrua dhe thirri Selavdi në emër, e qëlloi dy herë nga disa metra larg që i shpuan shtyllën kurrizore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu