Qëllohet në drejtim të Forcave “Shqiponja” dhe Ndërhyrjes së Shpejtë në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 nëntori” në këtë qytet.
Dëshmitarë nga vendngjarja kanë dëgjuar më shumë se 4 të shtëna.
Për momentin nuk dihet nëse ka persona të lënduar ndërsa polica ka rrethuar vendin e ngjarjes.
Mësohet se drejt efektivëve është qëlluar nga një automjet ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve në brendësi të mjetit.
Si pasojë e të shtënave ka pasur panik tek qytetarët që janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja duke e zbrazur vendin.