Dalin pamjet, shihni si shqiptari u mori armën policëve grekë dhe…(Video)

0

Kanë dalë pamjet kur një shqiptar 21-vjeçar gjatë një përleshje me policët, ka tentuar ti marrë armën njëri prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e disa ditëve më parë në Katerini, Greqi.

I riu shqiptar ishte duke u arrestuar, por ka bërë rezistencë ndaj policëve, duke tentuar edhe tu rrëmbejë armën.

‘Një sherr ndodhi mes shitësve në Sheshin Eleftherias, në qendër të qytetit. Dikush lajmëroi policinë. Kur policia arriti në vendngjarje, sherri kishte mbaruar, ndërsa forcat policore nisën të kontrollojnë personat që gjendeshin aty’, shkruajnë mediat greke.

Policët kanë filluar të kontrollojnë shqiptarin 21 vjeç, kur në ndihmë të tij kanë ardhur një i ri tjetër shqiptar e një grek.

Gjatë rezistencës, i riu 21 vjeçar madje qëlloi me armë, por plumbat fatmirësisht nuk kapën askënd.

Të tre protagonistët u arrestuan.

Më poshtë keni pamjet e përleshjes:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu