Një grua 62 vjeçe me origjinë shqiptare ka rrëfyer momentet e tmerrshme që përjetoi me motrën e saj 9 vite më parë në Metaxourgio për shkak të barbarisë së grupit “Agimi i Artë”. Në një intervistë për ‘Live News’, tregoi se i ngarkuan me dru vetëm sepse rastësisht kaluan pranë tyre.
Me urdhër të shefit, anëtarët e grupit filluan të rrahin gratë duke i goditur me hekur, shkopinj, grushta e shkelma dhe i ofendonin për origjinën shqiptare.
Në pamundësi për të reaguar, dy gratë pranuan sulmin derisa anëtarët e Agimit të Artë u larguan, duke vjedhur çantat e tyre dhe duke i lënë në rrugë të mbuluara me gjak. Kalimtarët vrapuan për t’i ndihmuar, ndërsa njoftuan edhe policinë.
Menjëherë u arrestuan 5 persona, përfshirë 2 të mitur, ndërsa autorët e tjerë arritën të shpëtonin. Pak ditë më parë, Gjykata greke e shpalli Agimin e Artë një organizatë kriminale, dhe e dënoi veprimtarinë e saj.
Ky vendim historik nxiti reagime të shumta në Greqi, ku kishte dhjetëra grekë që dolën në rrugë duke përshëndetur vlerësimin teksa bërtisnin për drejtësi.