Fenomen i rrallë natyror në periferi të Tiranës. Tornado shkul pemë e hedh depozita, plagosen dy qytetarë

0

Një fenomen i çuditshëm është filmuar në zonën e Yrshekut, Laknasit dhe QTU.

Një tornado është formuar për pak minuta në këtë zonë, ndërsa banorët janë tmerruar.

Stuhia ka shkulur pemë, ka fluturuar depozitat e ujit. ka thyer xhama, ka prishur çatitë e banesave e madje ka lënduar edhe dy qytetarë. Këtë e tregojnë edhe këto foto ekskluzive të infoelbasani.com.

Fenomeni ka ndodhur për pak minuta duke lënë pas pasoja në dëme të mëdha materiale.