Nëse kapesh pa maskë në rrugë kjo është fleta e gjobës 30 mijë lekë që duhet të firmosësh!

0

Pak ditë më parë, i vetmi epidemiolog kryeministër në botë, Edi Rama deklaroi se duke nisur nga dita e enjte, maskat do të jenë të detyrueshme për çdo person, edhe në ambiente publike. Nëse ky urdhër i liderit suprem nuk do të zbatohet atëherë do të gjobitesh me 30 mijë lekë të vjetra. Gjoba do të bashkangjitet me faturën e dritave.

Së fundmi BW ka siguruar edhe fletën e gjobës që efektivët e policisë do e kenë me vete për këdo që kapin pa maskë. Siç shihet në foto, fleta e gjobës do të plotësohet me të gjitha të dhënat e qytetarit, që do të kapet jashtë shtëpisë pa maskë, ose e ka vendosur atë gabim, dhe jo sipas protokollit.

Ndërkohë qytetarët kanë paralajmëruar protestë ditën e nesërme, në orën 18:00 përballë kryeministrisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu