61-vjeçari bie nga çatia e shtëpisë, dërgohet me urgjencë në spital

0

Policia e Tiranës njofton se një burrë 61-vjeçar në Paskuqan ka rënë nga çatia e shtëpisë së tij, duke marrë lëndime.
Në njoftim, thuhet se 61-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.10.2020, rreth orës 17:30, në rrugën “Halit Haxhia” në Paskuqan, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi I.D., 61 vjeç, i cili është dërgur menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu