Rreth 65 orë pas tërmetit ka ardhur një lajm tjetër i gëzueshëm ku 3-vjeçarja Elif është shpëtuar nga rrënojat e apartamentit Doğanlar në rajonin Bayraklı.
Ajo u nxorr nga rrënojat me duartrokitje dhe më pas u dërgua me ambulancë drejt spitalit. Vogëlushja Elif është personi i 106-të që shpëtohet e plagosur nga rrënojat.
Kreu i Agjencisë turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), Mehmet Güllüoğlu në një postim nga llogaria në Tëitter shkroi: “Të falënderojmë mijëra herë o Allah. E shpëtuam të gjallë nga apartamenti Doğanlar edhe vogëlushen Elif”.
Gjyshja e Elifit ka shprehur gëzimin e saj duke thënë: “Jam shumë e lumtur. Allahu ju shpërbleftë. U bashkuam me Elifin, gjithashtu me të do të bashkohen edhe nëna dhe vëllezërit/motrat”.
Edhe nëna Seher Dereli Perinçek e cila kishte mbetur nën rrënoja në apartamentin Doğanlar u nxorr një ditë pas tërmetit nga rrënojat bashkë me 4 fëmijët e saj binjakët Ezel dhe Elzem Perinçek (10 vjeç), Umut Perinçek (7 vjeç ) dhe Elif Perinçek (3 vjeç).
Ndërkohë që Umut Perinçek (7 vjeç) humbi jetën. Nga pjesëtarët e familjes Perinçek vazhdojnë trajtimin Seher Dereli Perinçek, Ezel dhe Elzem Perinçek.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





