Artikull nga: Natrin Çoçka
Pusi që (s)’lahet vetë është një nga lagjet më të vjetra të qytetit të Elbasanit.
Ajo është e njohur për historinë e veçantë për shkak të emrit të çuditshëm i cili prejardhjen e ka që në periudhën e pushtimit Osmane. Është quajtur kështu sepse herë pas here uji shtohej aq shumë sa dhe dilte mbi sipërfaqe e lante zonën përreth, duke vërshuar me pas në rrugët e lagjes.
Sot kjo lagje kaq e njohur është thuajse e harruar. Problematikat e kësaj lagjeje banorët kanë vite të tëra që i vuajnë. Ata kanë shprehur disa herë shqetësime,por që për fat të keq kanë rënë në vesh të shurdhër.
Janë bërë vetëm disa investime të pakta shumica prej tyre nga pjesëtarë e atij komuniteti!Në brendësi të lagjes shohim dhe spikasim direkt si problematik sheshet dhe rrugët e pashtruara!
Ndërmjet 3 pallateve ndodhet një shesh i madh që për banorët e kësaj lagjeje është shndërruar në nj problem serioz. Aty mbizotëron balta dhe pluhuri i cili shkon deri në banesat e tyre.
Funksioni i vetëm i këtij shesh pushimi është parkimi i makinave. Banorët më të vegjël të komunitetit vuajnë hapësirat për të luajtur e për tu argëtuar në kohën e tyre të lirë.
Mes baltës, pluhurave dhe papastërtis ata luajnë, por dhe shpesh herë janë rrëzuar duke luajtur në ato kushte.
Papastërtia është një tjetër shqetësim. Dhe vetë banorët pranojnë se janë neglizhent ku si justifikim ngrejnë problemet e mbartura të infrastruktura.
Uji ndër vite ka munguar në këtë lagje. Disa investime të pakta nuk e ka ndryshuar për ta zgjidhur këtë problem.Shumë herë uji vjen me orare ose nuk vjen për orë të tëra.Zgjidhja e gjetur nga banorët është përdorimi i pompës dhe depozitës. Nëse do të vini në këtë lagje do të dëgjoni zhurma të pompave të ndezura për të furnizuar depozitat e boshatisura për shkak të mos ardhjes së ujit.
Mesa duket emërtimi i qytetit të Elbasanit në gjuhën osmane,”vura dorë” nuk po zbatohet në këtë lagje e cila është ndër më të vjetrat në shqipëri. Por si gjithmonë shpresa për ndryshim do të mbetet këmbëkryq në këto rrugica derisa të jetë e realizuar në punë konkrete nga instancat përkatëse.