Aksidenti tragjik, humb jetën në moshën 20-vjeçare futbollisti shqiptar

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar së fundmi në Gjermani, aty ku futbollisti 20-vjeçar, Jetëlir Hasani, ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik me makinë. Shqiptari i Kosovës, aktivizohej te klubi Ulm 1905, në ligën amatore gjermane dhe ndiqte ëndrrën për t’u bërë një profesionist.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë publik nga vetë familja Hasani si dhe klubi i Ulm nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”. Djaloshi po ecte tej normave të lejuara, teksa ka dalë nga rruga dhe kjo ka rezultuar fatale për të. Trupi i pajetë i 20-vjeçarit është sjellë në Prishtinë, për t’u varrosur ditën e sotme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu