Sulmohet qendra shëndetësore në Fushë Mbret në Elbasan, Balla akuza Bashës për inspirim (Foto, video)

0

Sulmohet qendra shëndetësore në Fushë Mbret në Elbasan, Balla akuza Bashës për inspirim

Qëllohet me gurë qendra shëndetësore në lagjen Fushë-Mbret të Elbasanit.

Persona të identifikuar tashmë nga policia, kanë qëlluar me gurë në dritaren e kësaj qendre duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i kreut të Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla.

Deputeti Balla e konsideroi një akt të paprecedent dhunimin e kësaj qendre shëndetësore ndërsa tha se vetëm thirrjet dashakeqe politike ndaj bluzave të bardha mund ta nxisin një akt të tillë:

“Mjaftojnë thirrjet e 2-3 politikanëve, personifikim i së keqes që të motivojnë njerëz të papërgjegjshëm, të cilët marrin guximin dhe godasin me gurë qendrën shëndetësore e cila u vjen në ndihmë të gjithë banorëve të kësaj zone. Janë më shumë se 7 mijë banorë që marrin shërbim këtu.

E rikonstruktuar tërësisht sipas të gjitha standardeve, vetëm dy muaj më parë, persona të papërgjegjshëm marrin guximin të godasin këtë godinë e cila është në shërbim të të gjithëve pa dallim partie.
Nuk e di ku e gjejnë guximin të godasin mbi institucionet e shëndetit publik.

Prandaj, i bëj thirrje Lulzim Bashës, Ilir Metës, Sali Berishës, Monika Kryemadhit të heqin dorë nga balta kundër bluzave të bardha në këto ditë të vështira.

Janë mjekët, infermierët, i gjithë stafi spitalor që po bëjnë një punë të shkëlqyer në përballje me këtë armik i cili po godet të gjithë botën.
Thirrjet, që motivojnë personat e papërgjegjshëm, me histori morgjesh dhe fshehje të numrit të të vdekurve, duhet të ndalen.

Ne jemi Shqipëri dhe Shqipëria ka zakone të përcjelles dhe nderimit të të vdekurve dhe sipas zakonit në Shqipëri nuk mund të fshihen të vdekurit, por jemi të gjithë bashkë për t’i nderuar dhe për të ngushëlluar familjet.

Por, akte si ky që ka ndodhur në Elbasan, ku motivimi i poshtër dhe i pisët politik, çon në goditjen e qendrave shëndetësore është i papranueshëm. ”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë së shtetit e cila ka vënë në pranga dhunuesin e kësaj qendre shëndetësore.

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/423018755530635/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu