Vrasja e Klodjan Rashës/ Ishte djali i vogël i familjes, ngjarja100 metra larg shtëpisë

0

Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në mesnatë në Tiranë, ku një polic ka qëlluar me armë zjarri për vdekje shtetasin Klodjan Rasha.

Fqinjët thonë se vërtetë 25 vjeçari më 2016 u akuzua nga policia për heqje të paligjshme të lirisë, por pas kësaj, nuk ka pasur tjetër problematikë.

Ai ka qenë i papunë, është me origjinë nga Puka, djali më i vogël i familjes Rasha, që ka edhe dy djem më të mëdhenj.

Polici që kreu vrasjen po mbahet i shoqëruar në komisariat. SHÇBA po sheh nëse veprimet e policisë janë brenda protokollit të nevojshëm.

Vendi ku ndodhi ngjarja është një rrugicë “qorre”. Kamerat e sigurisë do të shikohen dhe SHÇBA do të vërejë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.