Plumb në kokë dhe shpatull, si u ekzekutua i riu nga efektivi i policisë në Tiranë

0

Një 25 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mesnatën e së hënës nga një efektiv policie pasi nuk i është bindur urdhrit për ndalim. Viktima është Klodjan Rasha i cili është qëlluar për vdekje në rrugën “Dritan Hoxha”. Abcnews.al mëson se i riu ka marrë dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull.

Ndër të tjera mësohet se 25 vjeçari ka qenë më parë i dënuar për plagosje të lehtë me dashje dhe për heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016. Gjithashtu burime për abcnews.al bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë, që i përket viktimës i cili e ka hedhur në tokë në momentin e fundit.

I riu është qëlluar pasi nuk i është bindur urdhrit dhe ka kanosur me sende te forta policin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta dhe nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar.

Ndërkohë nuk është larguar por i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri, në atë moment efektivi e ka qëlluar duke e lënë të plagosur 25 vjeçarin i cili ka ndërruar jetë në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu