Del foto. Ky është i riu që u vra nga patrulla e policisë. Emri

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në Tiranë, në zonën e Laprakës ku policia ka qëlluar për vdêkje një të ri, i cili sipas tyre po bënte veprime të dyshimta në rrugë. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se viktima është Klodjan Rasha, 25 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të lehtë me dashje dhe për ‘Heqje të paligjshme të lirisë’ në vitin 2016.

Burimet bëjnë me dije se 25 vjeçarit i është gjetur nga policia një armë zjarri pistoletë, ndërsa dyshohet se Rasha ka qenë tip problematik që kur ka qenë i vogël, dhe konsumues droge.

”Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia nën drejtimin e Prokurorit gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhërit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale armë e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë. Vijon puna intensive nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë për ngjarjen.

Sipas Policisë i riu Rasha nuk u është përgjigjur thirrjeve të bluve për të ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri. Pas kësaj punonjësi i Policisë e ka qëlluar me armë duke i marrë jetën. Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme.

SHÇBA është duke vijuar hetimet nëse efektivi ka vepruar si duhet, pasi ligji i Policisë së Shtetit është i qartë sesi veprohet në momentet kur qytetarët bëjnë rezistencë, dhe pikësëpari personi përballë nuk mund të qëllohet në pjesën e sipërme të trupit, siç ka ndodhur në rastin e Rashës.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, sherbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar.

Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri.

I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.

Menjeherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia.

Prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Sherbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme. Vijon puna intensive nga grupi hetimor për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu