Të shtëna me armë dyshohet të jenë regjistruar pranë një lokali në Vlorë. Një qytetar ka njoftuar se të shtënat janë dëgjuar në lagjen 24 maji ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Burime nga policia konfirmojnë se dyshohet për të shtëna në ajër. Po ashtu, dyshohet se shkak për të shtënat është bërë një grindje mes disa personave në lokal.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar disa persona.