Elbasan/ Disa qytetarë ndezin qirinj në Rajonin e Policisë

0

Nga:Deni Dushku dhe Andi Kupi

Ditën e sotme, 11 dhjetor, disa qytetarë kanë ndezur qirinj në zyrat e Policisë në Elbasan. Ende nuk dihet pse qytetarët i kanë ndezur këto qirinj, por dyshohet se është një formë proteste për Klodian Rashën, 25-vjeçarin që u vra nga arma e efektivit të forcave Shqiponja.
Kujtojmë se sot për të tretën ditë rradhazi, në kryeqytet, po zhvillohet protesta e cila solli dhe shkarkimin e ministrit Lleshaj.

Disa çaste më pas,rreth orës 21:00, në parkun e qytetit një grup të rinjsh kanë protestuar. Nga vidioja e siguruar nga stafi i Info Elbasani shihen disa djem që thërrasin “Rama ik”. Paralelisht me thirrjet protestuese në Elbasan, në kryeqytet po zhvillohet një protestë e dhunshme, çka ka shkaktuar mbërritjen në spital të dy policëve yë FNSH-së.
Qytetarët nuk kanë harruar të kujtojnë mediat se nesër në orën 18:00 një tjetër protestë do të zhvillohet

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu