Edhe në Itali është shfaqur rasti i parë i mutacionit të ri të Koronavirusit që është gjetur për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, njoftoi ditën e sotme ministria italiane e shëndetësisë. Sipas mediave të huaja, pacienti i infektuar u kthye ditëve të fundit në Itali nga Mbretëria e Bashkuar me partneren e tij, kur zbritën në aeroportin Fiumiciano të Romës. Ndërsa në vendin tonë rasti i parë i koronavirusit u shënua nga një person që kishte ardhur nga Italia dhe nuk dihet sesa rrezik mund të sjellë për ne ky rast në vendin fqinj.
Disa vende evropiane dhe të tjera, të tilla si Kuvajti, kanë ndaluar fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar, me shpresën e bllokimit të llojit të ri që po përshkon Anglinë Jugore dhe që ende nuk dihet çfarë ndikimi ka ndaj vaksinës kundër koronavirusit.Ndërkohë kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 e deri më tani janë infektuar mbi 76 milion njerëz dhe rreth 1.7 milion të tjerë kanë humbur jetën.