E rëndë në Itali! Po kthehej me biçikletë nga qendra tregtare, makina përplas për vdekje 31-vjeçaren shqiptare

0

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, si pasojë e të cilit humbi jetën një 31-vjeçare shqiptare.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 17:30 në Casalmaggiore të Cremona-s, në Itali.

31-vjeçarja shqiptare, e identifikuar nga mediat italiane vetëm me iniciale N.G., po kthehej me biçikletë nga një qendër tregtare, kur u përplas nga një makinë, që drejtohej nga një grua 56-vjeçare.

Pavarësisht mbërritjes së shërbimeve të emergjencës, përplasja ishte fatale për të renë shqiptare, e cila humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Mediat italiane shkruajnë se kjo rrugë është bërë shpesh burim aksidentesh fatale, kryesisht për shkak të errësirës dhe mungesës së sinjalistikës.

Përpjekjet e para të mjekëve për ta shpëtuar kanë qenë pa rezultat dhe 31-vjeçarja humbi jetën tragjikisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu