Shqiptari kapet me 1 mln euro drogë

0

Policia italiane ka arrestuar një 30 vjeçar shqiptar pasi u kap me 221 kilogramë drogë.

Operacioni për arrestimin e shqiptari u zhvillua ditën e hënë, por sot është raportuar nga mediat italiane.

Sipas mediave, droga e sekuestruar kapte vlerën e 1 mln eurove.

Si u arrestua shqiptari

Policia italiane ndaloi makinën, e cila ishte në pronësi të një 89-vjeçari, kjo lindi dyshimet se makina mund të ishte e vjedhur.

Fillimisht shqiptari tentoi të largohej, por pa sukses. Ai mbante me vetë edhe disa çelësa apartamentesh, ku në njërën prej tyre fshihte edhe lëndën narkotike.

Droga ishte e paketuar dhe mbante imazhet e personazhit të njohur të filmave vizatimore ‘Goku’.

Shqiptari pas arrestimit u dërgua në burgun e Monzas, ndërsa hetimet vazhdojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu