Denisa Doku, është vajza 19-vjeçare, e cila u përfshi pak ditë më parë në një aksident rrugor, ku humbi jetën shoqja dhe njëkohësisht kunata e saj Alida Spahiu. Pas aksidentit ajo u pa shumë aktive në rrjetet sociale duke postuar mesazhe pikëllimi për shoqen e saj, çka tërhoqi tepër vëmendjen e mediave.
Megjithatë, e reja e ndërprehu për njëfarë kohe postimin në Instagram dhe Tik-Tok. Ndërsa kanë kaluar disa ditë, Denisa ka postuar sërish kujtime me kunatën e saj që humbi jetën tragjikisht. Ajo ka publikuar një video në Instastory, teksa shihet duke shfletuar një album ku ruan kujtimet me 22-vjeçaren.
Ajo shkruan:
Të ndieja tepër. Ti ishe gjëja e parë që e dija që do të kisha gjithë jetën afër. S’do të ketë çast që që s’do të mendoj zemra ime. Dhe do të ndije derisa të kem frymë.