Një baba monstër është burgosur për 93 vjet për abuzim seksual dhe mbytje të vajzës së tij vetëm katër muajshe.
Leonardo Garcia Bojorquez nga Meksika qendrore u arrestua pas zbulimit të trupit të foshnjës së vdekur të cilin ai e kishte raportuar si të humbur.
Prokurorët thanë se Bojorquez-it i ishte caktuar të kujdesej për foshnjën në qytetin Huehuetoca në shkurt 2019 për arsye se nëna e saj ishte larg.
Por ndërsa ishte vetëm me vajzën e tij, ai filloi abuzimin seksual me të, shkruan “The Sun”. Pastaj ai e mbyti derisa ajo vdiq nga asfiksia.
Një ekzaminim pas vdekjes gjeti prova të një sulmi seksual prej tij, si dhe prova të mbytjes.
Policët më pas e arrestuan dhe atij iu refuzua lirimi me kusht, sepse u gjykua se ai paraqiste një rrezik për publikun.
Pas një gjykimi, ai u dënua për vrasje të fëmijëve dhe u burgos për 93 vjet.Ai gjithashtu u urdhërua të paguante dhe një gjobë mbi 20 mijë paund si dëmshpërblim, ndërsa të drejtat e tij civile dhe të votës u pezulluan.
Sipas disa vlerësimeve, mesatarisht 11 gra dhe fëmijë vriten në ditë në këtë vend të Amerikës së Veriut.