E moshuara Lime Zela ka qënë vetëm në banese ,kur një 16 vjeçare i ka kërkuar ndihmë tek dera e shtëpisë me pretendimin se ishte e sëmurë. 16-vjeçaria pasi ka hyrë në banesë e ka spërkatur me spray djegës në fytyre të moshuarën dhe e ka kyçur në katin e parë të banesës. Vetë ajo ka kontrolluar banesën për para apo sende me vlerë. Pasi nuk ka gjetur gjë ajo është larguar. E moshuara ka dalë nga banesa duke thyer një xham dhe më pas ka njoftuar policinë të cilët kanë verifikuar dhe ndaluar 16 vjeçaren Kristina Beqiri dhe një 18 vjeçar njohur si bashkpuntor i saj Juljan Kiptiu.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Lushnjë më 29/01/2021 Ora 10:46
Dhunuan të moshuarën, me qëllim vjedhjen në banesën e saj, Policia zbardh ngjarjen identifikon dhe arreston në flagrancë 2 autorët.
Vihen në pranga një 18-vjeçar me iniciale J.K dhe një 16-vjeçare me iniciale K.B
Ngjarja ka ndodhur në ditën e djeshme në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, 2 shtetas kanë hyrë në banesën e shtetases L. Z., vjeçe 64 , të cilës i kanë hedhur sprajt lotsjellës në fytyrë, si dhe kanë ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kanë mbyllur atë në një dhomë të banesës .Më pas kanë kontrolluar në banesë për sende me vlerë, por nuk kanë gjetur gjë dhe janë larguar.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit grupi hetimor bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimi në flagrancë të 2 autorëve: J.K., 18 vjeç dhe K. B., 16 vjeçe, të dy banues në Lushnjë.Ku dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale sprajti lotsjellës që ata kishin përdorur me qëllim realizimin e vjedhjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.