Arrestohet shqiptari pa mjet identifikimi, tentoi të korruptojë policët kosovarë me 40 €

0

Një shqiptar është arrestuar nga policia e Kosovës pasi ka tentuar të kalojë kufirin pa mjet identifikues.

Policia kosovare bën me dije se shqiptari ka tentuar tre herë të kalojë kufirin pa mjet identifikues, madje herën e tretë ai është munduar të korruptojë policët kufitarë me 40 €.  

Njoftimi i policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti dy herë kishte tentuar të futej në Kosovë pa letërnjoftim por një gjë e tillë nuk i është mundësuar dhe në herën e tretë i dyshuari ka tentuar t’ia jap 40 € zyrtarit policor për tu futur në Kosovë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu