Klodian Rasha është vrarë me dashje nga efektivi i forcave shqiponja në 8 dhjetor. Prokuroria ka përfunduar hetimet, ku ka vërejtur se polici e ka kapur fillimisht të riun, por pasi ai arriti ti largohet e ka qëlluar me armë duke i shkaktuar vdekjen.
Klodian Rasha nuk ka qenë i armatosur ditën e ngjarjes dhe këtë e ka ditur edhe Nevaldo Hajdaraj, efektivi që qëlloj mbi të natën e 8 dhjetorit.
Organi i akuzës është tashmë i bindur në lidhje me këtë fakt, pas zbardhjes me detaje të pamjeve të kamerës se një garazhi aty pranë që e ka fiksuar të gjithë ngjarjen.
Në të shihet qartë që efektivi e ka kapur fillimisht te krahu 25-vjeçarin, në një distancë e afërt nga mund të shihte qarte nëse ishte apo jo i armatosur, dhe më pasi kur ai i ka shpëtuar ka qëlluar me armë mbi të.
Pra kjo pamje nisur edhe nga ekspertiza ne vendin e ngjarjes ka bindur akuzën se jemi përpara një vrasje me dashje, po pa ndonjë motiv të përcaktuar.
Për sa i përket armës së gjetur ne vendin e ngjarjes ekspertiza ka rezultuar se ajo nuk është përdorur në ndonjë ngjarje tjetër.
Gjithashtu prokurorisë i ka ardhur edhe përgjigja nga eksperti gjerman, I cili u thirr nga pala shqiptare për të ndihmuar në lidhje me mbetjet e gjetura pistoletë.
Sipas tij është e panevojshme dërgimi i mbetjeve në ndonjë laborator tjetër pasi rezultati do të jete I njëjtë me ekspertët shqiptar.
Nisur dhe nga kjo përgjigje organi I akuzës do të veçojë hetimin e saj nga dosja e cila tashmë ka përfunduar edhe me verifikimet e fundit nisur nga pretendimet se viktima dhe autori mund te kenë njohje të mëparshme mes tyre.
Përfundimisht prokuroria është e bindur që mes tyre nuk ka pasur njohje te mëparshme dhe gjithçka që ka ndodhur ka qenë ngjarje e momentit.
Efektivit do ti komunikohet akuza e vrasjes me dashje dhe me pas dosja do ti dërgohet gjykatës.