Është lezbike? Enca iu përgjigjet thashethemeve që qarkullojnë për të

0

Enca ka bërë një lojë të shkurtër sot me ndjekësit e saj në Instagram. Të gjithë ata mund t’i tregonin ndonjë thashethem që kishin dëgjuar për të dhe Enca do ju përgjigjej nëse është e vërtetë apo jo.

Dikush nga fansat e ka pyetur nëse është lezbike, sepse thashethemet lart e poshtë të paktën kështu thonë.

“Nuk është e vërtetë. Ndonjëherë shpresoj shumë të isha, sepse meshkujt ta shpifin. Por nëse do të isha, ju të gjithë e dini se unë jam e hapur dhe e sinqertë mjaftueshëm që të isha e para për ta pranuar. Shumë dashuri për komunitetin”, është përgjigjur Enca.

Ndërsa një tjetër e ka pyetur nëse ka kryer ndonjëherë operacione plastike.

E gabuar. E gjitha nëna natyrë”, ka thënë ajo.

Ndërsa një tjetër e ka pyetur nëse është në lidhje me një reper shqiptar, sepse kështu ka dëgjuar të thonë zërat.

“E gabuar. Kjo do të ishte e bukur, nëse je adoleshente. Vajzat e rritura meritojnë burra të rritur. Unë kam miq reperë, që janë djem shumë të mirë, por nuk mendoj se marrëdhëniet me reperë janë të shëndetshme”, është përgjigjur këngëtarja.