Vritet 47-vjeçarja shqiptare në Milano të Italisë (Foto, emri)

0

Një grua 47-vjeçare shqiptare humbi jetën pasi u godit me thikë ditën e sotme në Milano.

Disa kalimtarë njoftuan policinë rreth orës 13:00, duke raportuar se një burrë i veshur me të zeza ishte duke ndjekur një prostitutë.

Kur karabinierët arritën në vend shqiptarja nuk ndodhej më në vendin e raportuar ndërsa u gjend pas pak minutash, e shtrirë në tokë dhe e mbuluar nga gjaku pas tre goditjeve me thikë në shpinë dhe dy në këmbë.

Viktima, e identifikuar si Luljeta Heshta, u transportua me urgjencë në spitalin Humanitas ku pavarësisht një ndërhyrjeje kirurgjikale nuk mundi të mbijetonte.

Autoritetet italiane janë vënë në kërkim të agresorit ndërsa Prokuroria Publike e Lodit ka hapur një dosje për nën akuzën e “vrasjes me dashje”.

Sipas prokurorit Domenico Chiaro, “për momentin nuk ka asnjë hipotezë, ndërsa hetimet vazhdojnë”.

Sipas mediave italiane, Heshta ka qenë qytetare me dokumentacion të rregullt në Itali.