Njihuni me 90-vjeçaren që eci 10 kilometra për të bërë vaksinën

0

Stuhia e ashpër e borës që goditi gjithçka në Seattle, SHBA nuk e pengoi një grua 90-vjeçare, që kishte lënë orarin, të shkonte për t’u vaksinuar.

Duke sfiduar temperaturat polare, Fran Goldman u vesh në mënyrë të përshtatshme dhe eci dhjetë kilometra për të mos humbur orën e vaksinimit. Sipas gazetës lokale “Seattle Times”, 90-vjeçarja arriti të kalonte një distancë prej dhjetë kilometrash në këmbë.

“Unë telefonova për të caktuar një takim në çdo kohë të ditës, nga mëngjesi në mbrëmje, ” tha ajo.

90-vjeçarja  arriti të linte takim për t’u vaksinuar të dielën në mëngjes, por të premten dhe të shtunën, një stuhi e fortë dëbore goditi zonën.

Megjithatë kjo nuk e ndaloi të moshuarën që të shkonte për t’u vaksinuar, ashtu siç e kishte përcaktuar.

Goldman veshi një pallto, një mushama dhe çizmet e saj të dëborës, më pas mori shkopin dhe filloi të ecte për në qendrën e vaksinimit.

“Nuk ishte e lehtë të shkoje, ishte e vështirë,” i tha ajo Seattle Times. E moshuara arriti në takimin e saj, vetëm 5 minuta me vonesë.

Vajza e Ruth Goldman, e cila jeton në Buffalo, New York, nuk u befasua nga nëna e saj e patrembur. “Ne jemi nga ata njerëz që duan të jenë jashtë,” i tha ajo gazetës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu