Shpiket makina hibrid tokë-ajër. Fluturon me shpejtësi 160 km/h!

0

Ëndrra e madhe për të pasur një makinë fluturuese është shumë pranë, ndërsa Administrata Federale e Aviacionit (FAA), miratoi lëvizjen e një automjeti hibrid i cili do të mund të përshkojë tokën dhe ajrin dhe kjo me një shpejtësi prej 160 kilometra në orë. Terrafugia Transition mori një certifikatë ku vlerësohej dhe lejohej lëvizja ajrore e Avionëve të Lehtë-Sport Special, duke i dhënë asaj dritën jeshile për përdorim.

Mësohet se shoferët që do të drejtojnë një mjet të tillë, do të jenë në gjendje që të ngrihen dhe të ulen në aeroporte të vogla ose autostradë. Terrafugia shpreson që të ketë prodhim dhe miratim për hibridin në vitin 2022, por ata që do ta marrin atë do të kenë nevojë për patentë dhe certifikatë pilotimi. Terrafugia në pronësi të kinezëve, premton shumë për të ardhmen, ndërsa menaxheri i përgjithshëm, Kevin Colburn vlerësoi përpjekjet e ekipit të tij gjatë në punën e palodhur edhe pse në kohë pandemie.

Kevin Colburn: Ekipi ynë u përqendrua denjësisht në punë, përmirësoi sistemin e cilësisë së mjetit, përfundoi dizajnin e automjetit, brenda 80 ditëve përfundoi testoi fluturimin dhe tashmë ka kaluar me sukses edhe testin final, ndërsa u certifikua edhe nga FAA dhe është gati për përdorim.

Motori i avionit mund të funksionojë me benzinë Premium ose karburant aeroplani 100LL, ndërsa makina mundësohet nga një motor elektrik hibrid. Karakteristikat standarde përfshijnë frena hidraulike të diskut me katër rrota, një kafaz të ngurtë sigurie me fibra karboni dhe një parashutë të kornizës ajrore. Automjeti kushton afërsisht 1,300 paund dhe ka një hapësirë krahësh të gjerë 27 metra. Krahët mund të palosen do të jetë i aftë të shmangë automatikisht trafikun ajror, motin e keq dhe hapësirën e kufizuar ajrore.

Burimi: dailymail.co.uk/joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu