Vjedhja e pronave ka nxjerrë një ish-pronar në proteste para bashkisë së Lezhës. Huanito Martini është lidhur me zinxhir në shtyllen e dritave pranë bashkise.
Para kamerave ai thotë se nuk po i jepet drejtësi. Martini tregon që në fshatin Balldren, janë me dhjetra hektarë që i janë zaptuar.
Ndërkaq, forcat e policisë kanë ndërhyrë dhe e kanë larguar protestuesit.