3-vjeçari shqiptar mahnit botën me aftësitë e jashtëzakonshme në gatim

0

Një 3-vjeçar shqiptar ka grumbulluar miliona ndjekës në TikTok për videot e tij të lezetshme të gatimit. Ilirian Kameraj që jeton në New York, ka eksperimentuar në kuzhinë me nënën e tij që kur ishte më pak se një vjeç. Dashuria e vogëlushit shqiptar për gatimin nisi pas një videoje që pa në Youtube.

Ai e nisi me një ushqim të lehtë dhe përfundoi duke ndihmuar mamanë e tij, Dorentinën të gatuante një pulë të pjekur. Angazhimi i tij në kuzhinë nisi si një mënyrë për ta argëtuar atë gjatë pandemisë, kur dhe e ëma nisi t’i publikonte videot në internet.

Tani, ai ndihmon të tjerët të mësojnë se si të gatuajnë duke ndarë video në Instagram dhe Tiktok, që menaxhohen nga prindërit. “Ne kemi gatuar pulë katër herë tashmë. Atij i pëlqen ta marinojë dhe të vendosë të gjitha gjërat brenda saj”, tha Dorentina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu