Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, Benzi në anën tjetër të rrugës

0

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, pranë Vorës.

Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja, dyshohet se mjeti i bardhë tip Mercedes Benz ka qenë duke lëvizur në krahun e djathtë të autostradës, me drejtim për në Durrës, por për shkak të humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka dalë në anën tjetër.

Dyshohet se në aksident janë përfshirë dy mjete të tjera, një fuoristradë dhe një tjetër makinë e vogël. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08.00 të mëngjesit tën sotëm. Policia dhe grupi i hetimit ndodhet në vendngjarje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu