Një aksident me pasojë vdekjen është rregjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30 në rrugën dytësore Kavajë-Mali i Robit, përballë shkollës Qerret.
Mjeti tip “Audi” me targë AA 012 GP i drejtuar nga shtetasi Sulejman Xhama i datëlindjes 29.05.1085, i pajisur me leje drejtimi kategoria CE, ka aksidentuar për vdekje shtetasin Luan Xhavit Veliu, 65 vjeç banues në Kavajë.
Sipas burimeve, viktima po lëvizte në të njejtin drejtim me mjetin dhe në momentin e përplasjes po tentonte të kthehej majtas për në degëzimin e rrugës për fshatin Qerret.