Pas sherrit të bujshëm, Erlindi kërcënon Arjanin: Kërko falje ose largohem nga emisioni

0

Gjatë njërës prej puntatave të emisionit “Për’puthen”, opinionisti Arjan Konomi u kap ashpër me dy djemtë konkurrentë, Kristianin dhe Erlindin.

Ai akuzoi Kristjanin se sillte në emision drogë që të shpërfytyron dhe ia jepte për të pirë Erlindit, i cili sipas Arjanit nuk është më ai që ka qenë në fillimet e tij.

Debati mes djemve u ashpërsua mjaft dhe vazhdoi edhe në rrjete sociale. Pas Kristianit, i cili s’la gjë pa i thënë Arjanit në Instagram, reagoi edhe Erlindi.

Në një status të gjatë në InstaStory, ai “kërcënon” se do të largohet nga emisioni nëse Arjani nuk i kërkon falje.

“Kjo është situatë delikate, të cilën e kam vënë re. Kam dyshuar dhe në njëfarë mënyre tek Erlindi nuk është më ai djalë që ka qenë në fillimet e tij dhe tani është bërë “fluturon, fluturon gomari”, tha Arjani.

“Kur u pranova në “Përputhen” mendova se qëllimi i programit ishte shprehja e dashurisë, bashkimi, mbështetja dhe suportimi i çdo tipi sepse çdo njeri ka karakterin e tij dhe kjo duhet respektuar dhe jo t’i ulësh. Por po kuptoj se në vend që të mbështetësh, të motivosh dhe të këshillosh rininë siç i ka lezet një zotërie të vëetetë, ti përpiqesh të:

1.Ofendosh vazhdimisht

2.Të bësh krahasime qesharake

3.T’i ulësh (mbase kjo të kënaq egoizmin dhe të bën të ndihesh më superior).

4.Dhe më e keqja akoma të bësh akuza fallco në studio para gjithë shqiptarëve. Duke pritur opinionet e drejta dhe të matura, ajo çka marrin mbrapsht janë ofendime dhe akuza fallco.

Nuk e pranoj diçka të tillë.

Ose të sqarohet çdo gjë dhe të kërkohet falje publike ose unë dal prej emisioni dhe nuk bëhem pjesë e padrejtësive dhe cënimit”, shkruan Erlindi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu