Një zjarr i papritur ka shpërthyer te sheshi i parkimit të mjeteve nga hyrja e dytë e Bashkisë së Sarandës.
Sipas burimeve theksohet se menjëherë është ndodhur në vendngjarje shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit pa u shkaktuar asnjë dëm material apo rrezikshmëri e mjeteve të parkuara te sheshi.
Sipas përgjegjësit të Sektorit të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri të Sarandës, Nasibi Hasanllari, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.