Më në fund ka dritë dhe për Kosovën, ish-Ministri konfirmon numrin e lartë të vaksinave që vijnë në qershor

0

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se janë konfirmuar edhe 100.620 vaksina anti Covid në qershor, për qytetarët e Kosovës.

Zemaj, në një postim në Facebook ka bërë të ditur se nga komunikimi i fundit që ka pasur sot me COVAX, janë konfirmuar edhe mbi 100 mijë vaksina. Këtë komunikim thotë se a përcolli ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksines Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti Covid-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Shpreh edhe një herë falënderimin e thellë për shtetet mike, organizatat ndërkombëtare dhe vendore si dhe ekipin profesional të Republikës së Kosovës të cilët u angazhuan me muaj të tërë për sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Kujtojmë se sot ka filluar në Kosovë vaksinimi i personeleve mjekësore dhe të moshuarve me vaksinën e AstraZeneca-s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu