Ledri dhe Sara Hoxha janë padyshim një prej çifteve më të dashur për publikun shqiptar. Ata po e shijojnë në maksimum periudhën e bukur pas ardhjes në jetë të së bijës, Poem Blu.
Dyshja janë mjaft aktivë në rrjetet sociale ku ndajnë me ndjekësit momente me bebushen e tyre.
Poem Blu i ka zbukuruar jetën, ndaj Sara është më shumë se e bindur se fëmijën e saj të dytë e do sërish vajzë. Ajo ka dëshirë ta bëjë Poemin me një motër, megjithatë kjo është në dorën e tjetërkujt.
E pyetur në InstaStory nga ndjekësit nëse fëmijën tjetër e dëshiron vajzë apo djalë, Sara u përgjigj pa pikë hezitimi: “Vajzë”