25 prilli, Meta: Mos e shit votën, mbro lirinë tënde dhe demokracinë

0

Presidenti i Republikës Ilir Meta këtë të shtunë ka bërë apel të gjithë shqiptarëve që të mos shesin pushtetin e tyre që është vota.

Meta përmes një video mesazhi të shpërndarë në Facebook, shkruan se çdo qytetarët i Shqipërisë nuk duhet të shesë votën.

Të rinjtë në video theksojnë se vota nuk duhet shitur. Ata shtojnë se shqiptarët duhet që të mbrojnë lirinë dhe demokracinë e tyre.

“Mos e shit votën! Mbro lirinë tënde dhe demokracinë

Ju lutem shpërndajeni kudo këtë apel drejtuar çdo qytetari të Republikës!”, shkruan Meta