Gjendja shëndetësore e Alexei Navalny është drejt përkeqësimit. Pas më shumë se dy javësh në grevë urie kritiku i Kremlinit rrezikon që të humbasë veshkat dhe shikimi i tij sa po vjen dhe po përkeqësohet.
Sipas mediave të huaja, mjekët thanë se rezultatet e fundit të testit të gjakut tregojnë se ai mund të pësojë arrest kardiak ose dështim të veshkave në çdo moment.
Mjekët kanë bërë të ditur se nëse atij nuk do t’i jepet mjekimi i duhur do të vdesë brenda ditëve të ardhshme.
Kundërshtari i presidentit rus 18 ditë më parë u fut në grevë urie si shenjë proteste ndaj asaj që ai tha, se iu ishte refuzuar trajtimi i dhimbjes akute të shpinës dhe këmbës nga autoritetet e burgut.
Kujtojmë se në muajin gusht të vitit të kaluar Alexei Navalny pothuajse humbi jetën pasi u helmua me agjentin nervor dhe për helmimin e tij Navalny bën fajtor presidentin rus Vladimir Putin.
Mirëpo, të gjitha këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini.