Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur prangosja e autorit, shtetasi Rudolf Nikolli i cili është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë momentit të arrestimit, autori i ngjarjes është dhunuar nga besimtarët që ndodheshin aty pranë. Video e siguruar nga burimet e InfowebTv tregon momentin e ushtrimit të dhunës :